Hykmete Bajrami: Mungesa e stabilitetit politik, faktor frenues i investimeve të huaja - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Hykmete Bajrami: Mungesa e stabilitetit politik, faktor frenues i investimeve të huaja

13:27 | 18 Mars 2017

Përpjekjet për zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit privat përmes projekteve të ndryshme, që kanë për qëllim përmirësimin e mëtejmë të legjislacionit, infrastrukturës së cilësisë, promovimit të ndërmarrjeve, ndërtimit të zonave industriale, si dhe rritjes së investimeve nga kompanitë vendore dhe ato ndërkombëtare, janë prioritete e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajramit. Në një intervistë për Kosova Info, ajo ka theksuar se tashmë kemi hyrë në një cikël pozitiv të rritjes së të gjitha parametrave ekonomik në vendin tonë, duke besuar shumë se efekti i vërtetë i reformave do të ndjehet edhe më shumë gjatë periudhës në vijim

Ajo ka theksuar se, të gjithë njohësit e fushës pohojnë se mungesa e stabilitetit politik është faktor frenues i investimeve të huaja, dhe këtu duhet theksuar, sikur të kishim një situate stabile politike, padyshim do të kishim fluks më të madh të investimeve të huaja direkte.

Çështja e luftimit të informalitetit dhe evazionit fiskal, sipas ministres Bajrami, ka qenë dhe mbetet përkushtim i kësaj qeverie, duke veçuar se, si Qeveri kemi shënuar rezultate serioze në këtë drejtim dhe kjo padyshim që është e dukshme falë rritjes së të hyrave të buxhetit të Republikës së Kosovës.

LEXO PO ASHTU:  Ministri i Financave: Në janar të hyrat u rriten 4.7 %, u kursyen 660 mijë €
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...