Inter mbetet pa trajner, Pioli gjen klubin e ri (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Inter mbetet pa trajner, Pioli gjen klubin e ri (Foto)

10:26 | 21 Prill 2017

Stefano Pioli pritet të bëhet trajner i ri i Fiorentinsë në fund të sezonit
Interi dhe Stefano Pioli pritet të ndahen në fund të sezonit pasi dështuar t’i arrijnë objektivat: kualifikimin e skuadrës në Ligës e Kampionëve.

Derisa Interi është duke kërkuar pasardhësin e Piolit, ky i fundit tashmë ka marrë një ofertë serioze.

Sipas Gazzetta dello Sport Stefano, Fiorentina i ka ofruar kontratë trevjeçare Piolit, i cili në të kaluarën ka drejtuar Bolognan dhe Lazion.

Mario Cognigni, presidenti i Fiorentinës, e sheh Piolin si pasardhës ideal të trajnerit portugez, Paulo Sousa, i cili do të largohet nga ekipi në fund të sezonit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!