Isa Mustafës i ka mbetur ngritja e akuzës vetëm edhe kundër vetvetes - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Isa Mustafës i ka mbetur ngritja e akuzës vetëm edhe kundër vetvetes

Shkruar nga: Shemsi Reçica

17:34 | 28 Dhjetor 2016

Pas akuzave kundër të gjithëve: partive opozitare (VV-së, AAK-së dhe NK-së), partnereve qeverisëse të tij (LS-së dhe PDK-së) dhe partisë së tij (LDK-së). I. Mustafës i ka mbetur ngritja e akuzës vetëm edhe kundër vetvetes.

Akuza kundër vetvetes do të çonte në  dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit të Kosovës, por, siç është dëshmuar deri tash, ai, si njeri, është tepër i vogël, për të bërë një hap kaq të madh.

Kryeministri i Kosovës, I. Mustafa, ka deklaruar rrejshëm, në vazhdimësi dhe kudo,  se i kishte të garantuara votat e mjaftueshme për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, por, për vonesat e ratifikimit të saj, ai e akuzonte opozitën, që po e pengonte mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Kosovës(!).

Deklata e tij se i kishte të garantuara votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes, edhe kur ishte detyruar ta tërheqte nga rendi i ditës debatin për (mos)ratifikimin e asaj marrëveshjeje, që ai vetë e kishte proceduar në Kuvendin e Kosovës, ishte poashtu e rrejshme, siç ishte i rrejshëm edhe arsyetimi i tërheqjes  së tij.

Sipas Mustafës dhe servilëve të tij, ratifikimi i  Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit Kosovë-Mali i Zi, “nuk do ta kishte legjimitetin e plotë”, pa pjesëmarrjen e Listës Serbe në atë seancë. Kjo, sipas tyre, ishte arsyeja (natyrisht e rrejshme) për shtyrjen e debatit për Demarkacionin, për një mbledhje tjetër, kur “të krijohen kushtet” dhe jo mungesa e votave(!).

Pra, në vend të opozitës, këtë radhë, ai e kishte akuzuar partneren e tij qeverisëse, Listën Serbe, që e kishte bojkotuar seancën, në të cilën duhej të debatohej (mos)ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin.

Kur, më në fund iu “doli boja” deklaratave të tij të rrejshme, të stërpërsëritura,  për “votat e mjaftueshme” për Demarkacionin, në njërën anë dhe në anën tjetër, pas daljes në publik të disa zërave brenda koalicionit qeverisës LDK-PDK, kundër Marrëveshjes për Demarkacionin, I. Mustafa u detyrua të pranojë publikisht, në fillim, se nuk i kishte të gjitha votat e partneres qeverisëse të tij, PDK-së, dhe, më vonë, e pranoi se nuk i kishte as të gjitha votat e partisë së tij LDK-së, për ratifikimin e Demarkacionit.

LEXO PO ASHTU:  PARADOKSI I RICIKLIMIT TË GËNJESHTRAVE, MASHTRIMEVE DHE PREMTIMEVE TË RREJSHME TË LIDERËVE PARTIAKË

Pas akuzave kundër të gjithëve: partive opozitare (VV-së, AAK-së dhe NK-së), partnereve qeverisëse të tij (LS-së dhe PDK-së) dhe partisë së tij (LDK-së). I. Mustafës i ka mbetur ngritja e akuzës vetëm edhe kundër vetvetes.

Akuza kundër vetvetes do të çonte në dorëheqjen e tij nga pozita e kryeministrit të Kosovës, por, siç është dëshmuar deri tash, ai, si njeri, është tepër i vogël, për të bërë një hap kaq të madh.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...