Itali, 17-vjeçarja shqiptare bie nga lartësia e malit - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Itali, 17-vjeçarja shqiptare bie nga lartësia e malit

18:21 | 07 Janar 2017

Një vajzë shqiptare në Itali është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka rënë nga lartësia e një mali në zonën e Plesio.

Sipas mediave italiane, 17-vjecarja nga Shqipëria, por me banim në Rovellasca kishte dalë për shëtitje me një mikeshën e saj në mal, por kanë rënë të dyja nga një lartësi prej afro 150 metra.

Incidenti ka ndodhur dje mbasdite, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe dy helikopterë të cilët kanë transportuar me urgjencë 2 vajzat në spitalin ‘Sant’Anna’.

Mësohet se 17-vjecarja shqiptare është në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa mikesha e saj jashtë rrezikut.

LEXO PO ASHTU:  Zhduket një femër në Malishevë
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...