Ja arsyeja se pse po ju ndalet Iphone-i në ditë të ftohta - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Ja arsyeja se pse po ju ndalet Iphone-i në ditë të ftohta

09:40 | 05 Janar 2017

Me siguri e keni përdorur telefonin jashtë gjatë këtyre ditëve edhe kur temperaturat janë regjistruar nën zero?

Edhe kur ka pasur më pak se 30% jetë bateri? Është gjëja më e keqe përdorimi në këtë situatë, megjithatë nuk jeni vetëm. Ka edhe shumë të tjerë që e bëjnë vazhdimisht këtë. Megjithatë, duhet ta dini se ka një arsye pse bateria e telefonit bie menjëherë në të ftohtë., shkruan Class.

iPhone-t përdorin një lloj baterie që quhet Lithium-Ion, e cila gjendet në pajisjet me bateri të rikarikueshme. Sipas Battery Universe, temperaturat e ulëta “rritin rezistencën e brendshme dhe zvogëlojnë kapacitetin” e një baterie Lithium-Ion.

Apple thotë se telefonat iPhone punojnë më mirë kur temperaturat variojnë nga zero në 35 gradë celsius.

Kështu, nëse do që ta ruash baterinë më gjatë, evitoje përdorimin e iPhone në motin e ftohtë.

LEXO PO ASHTU:  Facebook ju poston fotot tuaja të vjetra
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...