Kaka i befasuar nga Zidane – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Kaka i befasuar nga Zidane

19:01 | 19 Maj 2017

Leite Kaka që është njëri ndër transferimet më të shtrenjta në histori të Real Madridit, ka mbetur i befasuar me punën që po bën te kjo skuadër Zinedine Zidane.

Zidane që ka qenë një legjendë e kësaj skuadre si lojtar, e ka nisur shumë mirë punën edhe si trajner, duke e fituar një titull të Ligës së kampionëve, ndërsa ka arritur finalen në sezonin e dytë, dhe është një barazim larg titullit në La Liga.

“Kur isha atje, e kisha Zidanen si një trajner të dytë, dhe ai filloi ta bënte këtë punë shumë mirë, dhe ishte një surprizë për të gjithë”, ka deklaruar Kaka, përcjellë lajmi.net.

“Ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm, i mençur, inteligjent, por rezultatet që ka arritur këtë edicion janë të pabesueshme. Ai mund ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, dhe kjo është diçka e mirë, shumë e mirë për të në dy vitet e para si trajner profesionist. Kështu urime për të”, ka vazhduar ai.

“Por kur ai ndaloi së luajturi futboll, nuk dëshironte të bëhej gjyqtar. Ai vetëm dëshironte të rrinte me familjen dhe të shijonte jetën”.

LEXO PO ASHTU:  Dëshiron të fitoni sot në bastore, atëherë provoni këto ndeshje
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!