Kërcënohet me jetë Berat Buzhala (Foto) - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Kërcënohet me jetë Berat Buzhala (Foto)

16:19 | 21 Prill 2017

Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, ka marrë kërcënime me vrasje nga një person i quajtur Fitim Boshnjaku. Në mesazhet kërcënuese që ia ka dërguar, Boshnjaku ka kërkuar që Buzhala të mos e përmendë Shpend Ahmetin sepse ai është në gjendje ta vrasë nëse e bën këtë.

Buzhala ka bërë me dije se ka njoftuar policinë për këto kërcënime.

Më poshtë mund t’i shihni kërcënimet që i ka bërë Boshnjaku.

Buzhala ka bërë me dije se rastin tashmë e ka paraqitur në polici.

Ndërkohë, në një reagim, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Burim Ramadani i ka kërkuar Shpend Ahmetit që të distancohet nga këto kërcënime që i janë bërë Buzhalës.

 

LEXO PO ASHTU:  Politika zgjedh drejtorët e shkollave, kjo ndikon në cilësinë e arsimit
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...