Kërcënohet me vdekje pasi shkaktoi penallti në Kampionatin Botëror – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kërcënohet me vdekje pasi shkaktoi penallti në Kampionatin Botëror

20:48 | 21 Qershor 2018

Alarm te Kolumbia për mesfushorin Karlos Sançez, protagonist i humbjes 2-1 ndaj Japonisë në ndeshjen e parë në Botëror.

Tifozët kanë sulmuar në rrjetet sociale mbrojtësin që u ndëshkua me karton të kuq që në fillimin e ndeshjes duke shkaktuar penallti.

Kërcënimet kanë qenë shumë të rënda, aq sa në disa prej tyre përmendet emri i Andres Eskobar, mbrojtësit që u vra nga narkotrafikantët në vitin 1994 pasi kishte shkaktuar autogol në Botëror. Postimet janë fshirë pas denoncimeve përkatëse, por autoritete kolumbiane kanë nisur kërkimet e hollësishme për të gjetur identitetin e vërtetë të përdoruesve.

Për të kuptuar nëse bëhet fjalë vetëm për përdorues të inatosur nga humbja të cilët kanë shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë e tyre, apo nëse ka rrezik real për jetën e Sançez, në lëvizje është vënë edhe Interpoli i cili do të kërkojë nëse përdoruesit janë nga vende të tjera të botës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!