Kjo është arsyeja e ndryshimeve të ATK-së për kuponët fiskalë - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Kjo është arsyeja e ndryshimeve të ATK-së për kuponët fiskalë

10:21 | 19 Prill 2017

Sipas zyrtarëve, me modelin e ri që po pritet të hyjë në fuqi nga tremujori i ardhshëm, plikot me kuponët e mbledhur do të zgjidhen në një format lotarie.

Zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyçi, në një prononcim për “Arbresh.info” ka thënë se arsyeja që po bëhen këto ndryshime është për të zvogëluar kërkesën e qytetarëve pasi që sipas saj numri i qytetarëve është vazhdimisht në rritje dhe ka mungesë të stafit. “ATK-ja për të vazhduar tutje me formën aktuale është e pamundur, pasi që interesimi i qytetarëve është vazhdimisht në rritje, dhe për verifikimin e një numri kaq të madh të plikove duhet staf shtesë, po ashtu edhe mjete financiare”, ka thënë Bytyçi

Sipas saj, kjo mënyrë është më e lehtë dhe më e favorshme për qytetarët. “Në fakt ende nuk është zyrtarizuar kalimi në platformën e re të nxitjes së qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskalë. Mirëpo, jemi duke punuar rreth finalizimit të formës së re e cila konsiderojmë se sot të edhe me e lehtë dhe me e favorshme për qytetarët”, është shprehur ajo.

Ndërsa, qytetarët nuk e kanë pritur mirë këtë lajm. Ata thonë se më nuk do të mbledhin kuponë fiskalë.

Që nga fillimi i kësaj kampanje e deri më tani numri i qytetarëve të cilëve u janë përcjell plikot për rimbursim është 1,117,141 ndërsa shuma e rimbursuar deri më tani është 20,662,860.00 euro.

LEXO PO ASHTU:  4 miliardë euro ia dhuruam Serbisë
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...