Kjo mund të jetë risia e radhës në Twitter - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Kjo mund të jetë risia e radhës në Twitter

10:15 | 02 Janar 2017

Twitter mund të vendosë edhe mundësinë e redaktimit të postimeve që kemi publikuar. Në një sesion publik “pyetje dhe përgjigje”, në mikroblog, numri një i komapnisë, Jack Dorsey është pro kërkesave të përdoruesve.

“Ka nevojë për funksionin ‘redakto’ për të gjithë, jo vetëm për përdoruesit e verifikuar”, shkruan një postim Dorsey. Por megjithatë nuk bëhet fjalë për një opsion që mund të realizohet lehtësisht.

Një shqetësim është funksioni “retweet”, (ripostim), përveç shpërndarjes së postimeve. Përdoruesit mund të shpërndajnë postime me një natyre krejt të ndryshme nga ajo fillestare. Nëse mundësi për redaktim nuk do të kishte të bënte vetëm me korrektimet e gabimeve, apo dhe kontekstit, atëherë do të lindte nevoja e tregimit kronologjik të modifikimeve. Për shembull kjo ndodh në Facebook, kur redaktohet një përmbajtje e publikuar përdoruesit mund të shjohin edhe postimin fillestar, përcjell TCh.

Në vitin e fundit Twitter ka bërë mjaft ndryshime për të qënë në një hap me gjigantin Facebook, por edhe me konkurentë të rinj si Snapchat dhe Instagram. Mikroblogu po foksuohet tek videot e drejtpërdrejta me Periscope dhe ka zgjeruar postimet multimediale duke mos i numëruar me 140 karaktere foto, link dhe citime.

LEXO PO ASHTU:  Të gjitha karakteristikat e jashtëzakonshme që do të vijnë në Galaxy S8
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...