Klubi nga Premierliga hyn në garë për Dybalan (FOTO) - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Klubi nga Premierliga hyn në garë për Dybalan (FOTO)

12:07 | 12 Janar 2017

Pas Real Madridit dhe Barcelonës në garë për yllin e Juventusit, Paulo Dybalan ka hyrë edhe Manchester United, shkruan The Sun.

Jose Mourinho po synon të forcoj repartin sulmues, dhe Dybala shihet si lojtari ideal për ta bërë një gjë të tillë.

Por, Dybala, i cili nga Juventusi vlerësohet 50 milionë funte, ka thënë se është i lumtur te Juventusi dhe nuk mendon të largohet nga kjo skuadër.

“Barcelona apo Real Madrid? Nuk ka oferta, për mua nuk ka probleme të vazhdojë kontratën me Juventusin”, ka deklaruar Dybala pas fitores ndaj Atalantas në Kupën e Italisë, përcjell Express.

“Unë jam mirë në Juventus, agjenti im do të jetë në Torino në ditët e ardhshme për të biseduar për vazhdimin e kontratës. Unë jam duke menduar vetëm për Juventusin”, ka theksuar ai.

LEXO PO ASHTU:  Arsenali i shënon Leicesterit (Video)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...