Kosova e mbushur me para të falsifikuara – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Kosova e mbushur me para të falsifikuara

19:27 | 17 Qershor 2017

Në tregun e Kosovës po qarkullojnë monedha të falsifikuara. 119 raste të falsifikimit të parasë janë raportuar në Policinë e Kosovës në tre muajt e parë të vitit.

Pothuajse çdo ditë në raportin 24 orësh të policisë, raportohet për para të dyshuara si false e që kryesisht janë 50 dhe 100 euro, raporton KTV.

Lidhur me këto raste, Policia ka arrestuar 18 persona.

Policia e Kosovës ka thënë se gjatë tremujorit të parë të këtij viti, janë raportuar 119 raste të “Falsifikimit të parasë”. Si rezultat i punës dhe angazhimeve të Policisë së Kosovës, lidhur me këto raste janë arrestuar 18 persona, ndërsa janë konfiskuar para të dyshuara si të falsifikuara si në vijim: 199 x 50 euro, 44 x 100 euro, 2 x 500 euro.

Në Bankën Qendrore gjatë vitit 2016 janë konfiskuar 824 kartëmonedha të falsifikuara, prej të cilave 429 ishin 50 euro.

Sa i përket kartëmonedhave euro të falsifikuara dhe që janë konfiskuar në nivel Kosove gjatë vitit 2016, të ndara sipas denominimeve/prerjes së parave, sipas BQK-së, janë si në vijim:

Denominime ( prerje) 500 euro, janë konfiskuar 9 copë

Denominime ( prerje) 200 euro, janë konfiskuar 17 copë

Denominime ( prerje) 100 euro, janë konfiskuar 95 copë

prerje ) 50 euro, janë konfiskuar 429 copë

Denominime ( prerje ) 20 euro, janë konfiskuar 184 copë

( prerje) 10 euro, janë konfiskuar 67 copë

( prerje ) 5 euro, janë konfiskuar 23 copë

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!