“Kosova është zemra Serbisë”, grafit në Plemetin - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

“Kosova është zemra Serbisë”, grafit në Plemetin

13:05 | 21 Prill 2017

Në muret e shkollës fillore në Plemetin të Obiliqit janë shkruar parulla me përmbajtje kundër Kosovës, raporton Koha.net.

Pos inicialeve të njohura serbe, (CCCC) me të cilat ftohet për harmoni ndërmjet serbëve, në mure, me shkronja cirilike dhe në gjuhën serbe është shkruar edhe fjalia “Kosova është zemra Serbisë”.

Lidhur me këtë rast kryetari i komunës, Xhafer Gashi, ftoi në takim komandantin e Policisë për Rajonin e Obiliqit, Sejdi Zeqirin, nënkryetarin për Komunitete, Slavisha Jakovleviç dhe shefin e Zyrës Lokale për Kthim dhe Komunitete, Slavisha Axhanqiç.

Pjesëmarrësit e takimit e dënuan shkrimin e këtij grafiti duke thënë që veprime të tilla dëmtojnë relacionet ndëretnike në komunë tonë. Njëkohësisht u kërkua të ndërmerren masa ligjore ndaj autorëve të këtij akti.

LEXO PO ASHTU:  NPB e Komunës së Prishtinës: Do t'i nxjerrim të gjithë banorët nga shtëpitë e uzurpuara
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...