Ky është shkaktari kryesor i fjalosjeve mes të martuarve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ky është shkaktari kryesor i fjalosjeve mes të martuarve

15:39 | 19 Qershor 2017

Ndryshe nga ç’mendojnë shumica e njerëzve, shkaktari më i shpeshtë i fjalosjeve mes çifteve nuk është pastrimi i rrobave apo përvjetorët e harruar.

Më shumë se gjysma e çifteve të martuara ia drejtojnë gishtin vjehërrisë si shkaktari kryesor i fjalosjeve të tyre, sipas një anketimi me 2,000 britanikë.

Kjo do të thotë se vjehrrit japin mendime të padëshiruara, nuk pajtohen me mënyrën si nipat dhe mbesat e tyre janë duke u rritur, etj.

Thuajse gjysma e çifteve të anketuara kanë thënë se prindërit e njëri-tjetrit ndërhyjnë në lidhje, duke shkaktuar të paktën një konflikt në muaj – përderisa një në pesë çifte kanë deklaruar se vjehrri dhe vjehrra janë përgjegjës për mungesën e privatësisë në martesën e tyre.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!