Ky fjalim i Obamas i ka bërë të gjithë të qajnë (Video) - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Ky fjalim i Obamas i ka bërë të gjithë të qajnë (Video)

09:05 | 11 Janar 2017

Presidenti amerikan Barack Obama, pranoi mangësitë dhe sfidat e presidencës së tij, por u ka bërë thirrje njerëzve për optimizëm dhe pjesëmarrje në procese demokratike.

Fjalimi i fundit i Obamës mori një kthesë emocionale, kur ai falënderoi zonjën e parë, gjë që shkaktoi ovacion në qendrën e konventës.

Ai tha: “Michelle – kanë kaluar njëzet e pesë vjet, ti ke qenë jo vetëm gruaja ime dhe nëna e fëmijëve të mi, por edhe mikja ime më e mirë. Ti more një rol të cilin nuk e kërkove dhe e bëre në mënyrën tënde, me kurajë, stil dhe humor të mirë.”

Michelle buzëqeshi, duke mbajtur mezi lotët.

Presidenti gjithashtu shpërtheu në lot dhe vazhdoi:” E ke bërë Shtëpisë së Bardhë një vend që i përket të gjithëve. Brezat e ri do të mund të shohin më lart, sepse të kanë ty si model. Më ke bërë krenar, dhe e ke bërë vendin krenar”, tha Obama.

LEXO PO ASHTU:  Gjenden kutitë e zeza të avionit të rrëzuar në Kolumbi
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...