Lahi Brahimaj: Thaçi, Veseli e Haliti u hoqën nga lista e INTEPOLIT - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Lahi Brahimaj: Thaçi, Veseli e Haliti u hoqën nga lista e INTEPOLIT

21:46 | 11 Janar 2017

​Qeveria dhe institucione e Kosovës kanë pasur informacione të detajuara për listën e personave të kërkuar nga INTERPOL, dhe emrat e 157 personave që ishin në të.

Në këtë listë kanë qenë edhe presidenti Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe shumë të tjerë, mirëpo ata nuk i takojnë më kësaj liste pasi që me negocimin e Qeverisë së Kosovës kjo listë është shkurtuar nga 157 në vetëm 20 persona.

Kjo listë që dikur ishte e mbushur me ish ushtarë UÇK-së të njëherësh politikan, tanime ka ndërruar përbërje. Vetëm Ramush Haradinaj dhe dy politikanë të tjerë kane mbetur në këtë listë

Në mesin e atyre që kanë mbetur si pjesë e saj është edhe lideri Ramush Haradinaj, por jo edhe figurat e tjera kyqe të UCK-së.

“Këtë gjë e ka konfirmuar përmes një interviste tre javë para se të arrestohej Haradinaj, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa. I pari në listën e 20 perosnave tash është Ramush Haradinaj”, ka thënë Brahimaj, i cili ka pohuar gjithashtu se ai dhe partia e tij tashmë e posedojnë këtë listë.
Ky negocim vetvetiu tregon për dallaveret që janë bërë në pastrimin e kësaj liste.

Këtë sqarim e ka dhënë në emisionin “Republika” deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Lahi Brahimaj.

LEXO PO ASHTU:  Thaçi pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Australisë
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera