LDK heq vijat e kuqe edhe për PDK-në – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

LDK heq vijat e kuqe edhe për PDK-në

12:53 | 19 Qershor 2017

I nominuari për kryeministër Avdullah Hoti ditë me parë ka deklaruar se LDK nuk do të hyjë në koalicion qeverisës as më PDK-në e as me Lëvizjen Vetëvendosje. Kjo pasi sipas tij, këto dy parti e kanë votuar rrëzimin e Qeverisë së Isa Mustafës.

Por qëndrim krejt tjetër ka nënkryetari i parë i LDK-së, Haki Rugova. Ai në një prononcim për ORAinfo ka thënë se do të bisedojnë me të gjithë duke mos pasur vija te kuqë me asnjë subjekt politik. “Do të bisedohet me të gjithë natyrisht, sepse skena politike është e tillë që nuk ke qare pa biseduar me të gjithë”, ka thënë Rugova për ORAinfo.

Megjithatë sipas tij, LDK është duke pritur certifikimin e partive politike për të vendosur rreth hapave të mëtutjeshëm. “T’i shikojë rezultatet finale, çfarë liste të deputetëve do të kemi ne dhe tek atëherë mund të bisedohet për çdo gjë dhe të shikohet si të shkojmë me tutje”, ka thënë Rugova.

Kujtojmë që LDK ka dal e treta në zgjedhjet e 11 qershorit, duke u renditur pas koalicionit PAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Zyrtarë të LDK-së janë zotuar se nuk do të hyjnë në koalicion qeverisës me PDK-në, duke i hapur rrugë një koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!