LDK: Nuk bisedojmë asnjë temë me partitë politike pa u caktuar data e zgjedhjeve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
14 °C

LDK: Nuk bisedojmë asnjë temë me partitë politike pa u caktuar data e zgjedhjeve

13:21 | 20 Qershor 2018

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), paralajmëron bojkot ne tryezat e ardhshme të partive politike në rast se nuk arrihet koncenesus për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme, përcjell ORAinfo.

LDK përmes një deklarate të lëshuar për media pas takimit me partitë politike të ftuara nga PSD ka paraljmëruar se nuk do të bisedojnë për tema tjera me partitë politike pa u caktuar data e zgjedhjeve të parakohshme.

Deklarata e plotë e LDK-së

Humbja e shumicës nga koalicionit qeverisës që ndodhi para tre muajsh e ka futur vendin në krizë. Ky vlerësim i para tre muajve është edhe më aktual tani, pasi kriza është thelluar.
Qeveria nuk mund të adresojë asnjë çështje madhore, përveç vendimeve rutinore të cilat mund t’i marr edhe një qeveri teknike në detyrë. Kuvendi është jo funksional.
Tryeza e partive politike është iniciuar nga LDK-ja me një temë të vetme që është si të dilet nga kjo krizë institucionale. Në një situatë të tillë ne nuk mund të bisedojmë për tema të tjera. Temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen nga një koalicion i pakicës. Prandaj, për të dalë nga kjo situatë, zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme.
Është në interesin e qytetarëve që partitë politike të arrijnë koncensus lidhur me:
(i) Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave të rëndësisë nacionale, pavarësisht kush qeveris sot e kush nesër, si dhe
(ii) Caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme dhe përgatitjet e nevojshme për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice.
Në frymën e kësaj, LDK-ja është e gatshme të bisedojë dhe të arrijë koncenzus. Ndryshe këto tryeza nuk kanë kuptim. Ne do të përdorim rrugët kushtetuese për të mos lejuar dëmtimin e vendin nga ky koalicion qeverisës i pakicës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!