Lekaj flet për Albin Kurtin: VV nuk i bën mirë demokracisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Lekaj flet për Albin Kurtin: VV nuk i bën mirë demokracisë

19:50 | 19 Maj 2017

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj ka folur për kandidatët për Kryeministër, që kandidojnë kundër Ramush Haradinajt, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti.

Thotë se Hoti është kopje e Isa Mustafës derisa Albin Kurti dhe Vetëvendosja nuk i bëjnë mirë demokracisë në rrethanat aktuale.

“Zoti Kurti – personalitetin e tij nuk e mohoj. Por Vetëvendosja në këtë kontekst dhe këto rrethana nuk i bën mirë demokracisë sepse kanë qenë bukur të ashpra sjelljet e aktivistëve të tyre. Ne kemi hedhur gaz bashkë dhe kemi mbrojtur një kauzë. Të gjuhet një ambasadore në Amerikë me vezë – është e papranueshme”, tha Lekaj për Klan Kosovën.

Ai ka folur po ashtu edhe për kandidatin për kryeministër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Alternativës, Avdullah Hotin.

Thotë se Hoti është një kopje e Isa Mustafës.

“Hoti mund të jetë një njeri i mirë, por është nxënës i Isa Mustafës. Kosovës nuk i duhen liderë të tillë por për të marrë vendime dhe dhënia e përgjegjësisë që ai ta drejtojë vendin do të jetë gabim fatal”, theksoi Lekaj.

Ndërkohë ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është i bindur se Ramush Haradinaj do të jetë Kryeministër i ardhshëm i vendit.

“Në këtë kohë i duhen Kosovës njerëz të guximshëm. As që diskutohet që ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Ky koalicion pa hamendje do të dalë fitues”, tha Lekaj.

“Nuk e di si mund të thonë për ata njerëz që kanë dhënë gjithçka nga vetja duan t’i shporrin nga ky vend dhe t’i zëvendësojnë më të tjerët”, theksoi ai.

LEXO PO ASHTU:  Gashi: Veseli po sillet si kryeministër, me mentalitet të nëntokës
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!