‘Luftë’ mes Hotit e Ahmetit për t’i marrë meritat për autobusat e rinj në Prishtinë (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

‘Luftë’ mes Hotit e Ahmetit për t’i marrë meritat për autobusat e rinj në Prishtinë (Foto)

18:25 | 11 Janar 2017

Të dy këta po pretendojnë të marrin merita për blerjen e këtyre autobusëve. Madje qe të dy blerjen e këtyre autobuesëve po e konsiderojnë ndër sukseset me të mëdha të qeverisjës së tyre.

Ministri Avdullah Hoti po pretendon se pa garantimin e marrëveshjes nga ministria e tij, këta autobusë nuk do të mund të bliheshin, shkruan ORAinfo.

Sipas tij, 51 autobusët e rinj u blenë falë një marrëveshjeje për garanci shtetërore, e cila ishte kërkuar nga ana e “Trafikut Urban”, si dhe është negociuar nga ekipi i kryesuar nga ana e Ministrisë së Financave.

Madje ministri Hoti po e konsideron si sukes për ministrin të cilën ai e drejton, nënshkrimin e marrëveshjes me BERZH për dhënien e një kredie në vlerë prej 10 milionë euro e cila ka shërbyer për blerjën e 51 autobusëve të rinj për Prishtinën.

Nga ana tjetër, edhe kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti pretendon se blerja e autobusëve të rinj është merit e qeverisjes së tij komunale, shkruan ORAinfo.

Sipas tij, nën qeverisjen e Vetëvendosjes, Prishtina ka ndryshuar.

“Vënia në operim e këtyre autobusëve shënon fillimin e një reforme të konsiderueshme në transportin urban në Prishtinë. Autobusët do të ofrojnë shërbime të qëndrueshme dhe modern për qytetarët tanë dhe do të ndikojnë në reduktimin e konsiderueshëm të ndotjes”, ka thënë Ahmeti në përurimin e autonusëve të rinj.

Sidoqoftë Komuna e Prishtinës ka njoftuar se autobusët e vjetër do të largohen nga përdorimi gradualisht me futjen ne përdorim të autobusëve të rinj. /ORAinfo/

Fotografia e Avdullah Hoti

Fotografia e Avdullah Hoti

Fotografia e Shpend A. Ahmeti

Fotografia e Avdullah Hoti

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!