Makinat e para 2005-ës, ja si do të përshtaten për të lëvizur në rrugë. Kushtet që duhet të plotësojnë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
°C

Makinat e para 2005-ës, ja si do të përshtaten për të lëvizur në rrugë. Kushtet që duhet të plotësojnë

09:19 | 06 Janar 2017
auto_trafik11483687402

Mbi 60% e makinave në Shqipëri i përkasin vitit të prodhimit para 2000 duke u bërë edhe shkaktarët kryesorë të ndotjes së mjedisit.

Sipas ekspertit të Ministrisë së Transporteve, Maksim Tashi, vetëm në vitin 2016 mbi 30 mijë automjete kanë mbetur në testin e shkarkimit të gazeve, numri më I lartë I të cilave janë makinat me benzinë. Vetëm në vitin 2016, ngelën në kolaudim 30.827 mjete.

Tashi thotë për Gazetën Shqiptare se sipas një projekt-akti që po diskutohet nga Ministria e Mjedisit dhe e Transportit, do të lejohet të importohen në vendin tonë vetëm mjetet motorike, të reja dhe të përdorura që plotësojnë standartet euro 4 dhe Euro 5 të shkarkimeve në ajër.

Makinat e përdorura që do të importohen do të duhet të plotësojnë standartin Euro 4, ndërsa ato të reja duhet të jenë me standartin të paktën Euro 5.

Sa i përket automjeteve të vjetra, Ministria e Transporteve sqaron se ato nuk do të dalin nga qarkullimi po do t’u lihet kohë që të përshtaten dhe kjo gjë nuk pritet të ndodhë në 2017, por gradualisht.

Makinat me standardin Euro 1( viti i prodhimit ’93) dhe Euro 2( Viti i prodhimit’93-97) duhet tw marrin masat për standardin Euro 3.

Hapsira Reklamuese.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera