Manipulimet mediatike për rastin e Kumanovës?! Si është e vërteta? – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Manipulimet mediatike për rastin e Kumanovës?! Si është e vërteta?

Shkruar nga:

00:49 | 28 Shkurt 2017

Gazetarë dhe media të ndryshme e komentojnë ngjarjen në verzione të ndryshme dhe në të shumtën e rasteve
edhe kontradiktore me “analizat dhe investigitmet” e tyre, por një gjë është e vërtetë se shumica e këtyre lajmeve kanë qenë trillime nga fillimi deri në fund dhe të pa bazuara në fakte konkrete. Shumë prej këtyre lajmeve gjithmonë edhe në ditët e sotshme i gjen të ri-postuara me tituj të ndryshëm, por me një qëllim të vetëm, largimin nga e vërteta dhe përbaltjen e figurave të ndryshme dhe subjketeve të ndryshme pa ndonjë fakt konkret.

Nga shumë lajme dhe “investigime” që janë bërë për ngjarjen e Kumanovës janë edhe lajmet e gazetarit kontravers Bozhinovski, të cilat kanë gjetur hapsirë edhe nëpër disa portale shqiptare, ku ata lajme i shikon edhe në ditët e sotshme të ri-postuara nëpër portale të ndryshme dhe ndonjëherë duke ndryshuar vetëm titullin dhe ndonjë pjesë të tekstit. Me plasimin e këtyre lajmeve në shumë raste manipulohet për qëllime të ulta dhe largim nga e vërteta, poashtu në shumë raste edhe për marjen e disa klikimeve nga portalet.
Shumë prej këtyre lajmeve të rreme janë “gatuar” para reth 2 viteve në kuzhinat e gazetarit kontravers Bozhinovski,
i cili në portalin e tij “Bure vesnik” na tregonte se në fakt kush na qenkan “tradhtarët” e vërtetë të grupit të Kumanovës, por në vetvete këta lajme kanë qenë lajme të trilluara ku janë ngritur spekulime dhe aludime që tek shqiptarët të nxisin ngatëresa dhe për ti larguar nga e vërteta. Fundja sa mund ti besojë opinioni Shqiptar një gazetari që shquhet për trillime, dezinformata dhe lajme të rreme?

Ky shkrim është marë si shkas se rasti i Kumanovës edhe sot pas reth 2 viteve përbën lajmin kryesor në Maqedoni
dhe më gjërë, edhe për vet natyrën se si u zhvillua si ngjarje, por edhe për vet misterin që ngriti ajo ngjarje,
por që lexuesit duhet të jenë të kujdesshëm nga spekulimet dashakeqe mediatike të personave ndryshëm
që disa duan të marin disa klikime dhe disa duan të ngrejnë spekulime për të perbaltur persona dhe subjekte
politike pa argumente, pa fakte dhe pa asgjë konkrete, më e mira që mund të urojmë është që ky rast të zbardhet plotësisht nga organet kompete të drejtësisë.

Pre e këtyre manipulimeve me lajme të rreme para disa kohësh u bë edhe Portali InfoShqip.com dhe ne shfrytëzojmë
rastin që tju kërkojmë “FALJE PUBLIKE” të gjithë lexuesve tanë dhe personave që janë përmendur pa të drejtë nëpër lajme të trilluara. Ju kërkojmë ndjesë lexuesve tanë për çdo dezinformim që mund tju kemi bërë, ne shpresojmë që ai rrast të zbardhet plotësisht nga organet kompetente të drejtësisë, ku të gjithë ata që ishin të përfshirë dhe që e shkaktuan të marin dënimin e merituar dhe të përballen me drejtësinë dhe ligjin për të gjitha pasojat./InfoShqip.com

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!