Maroku ndalon shitjen e perçeve - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Maroku ndalon shitjen e perçeve

15:03 | 10 Janar 2017

Ndalimi është urdhëruar nga ministria e brendshme që detyron tregtarët dhe prodhuesit, rrobaqepësit dhe fabrikat e veshjeve, të ndërpresin prodhimin dhe shitjen e saj.

Kush nuk respekton urdhrin rrezikon konfiskimin e mallit dhe mbylljen e aktivitetit. Urdhri i është dorëzuar me shkrim të gjithë tregtarëve dhe prodhuesve, të cilët ftohen të çlirohen nga rezervat që kanë brenda 48 orëve, në të kundërt do të përballet me masa ndëshkimore.

Për momentin nuk ka një urdhër për ndalimin e veshjes së perçes, që në Marok është e përhapur, por në një version më të moderuar se ai origjinal afgan. Urdhri ka lanë duarlidhur tregtarët që tentojnë ta shpjegojnë atë me motivet e sigurisë; shpesh keqbërësit i përdorin burkat apo perçet, për të fshehur fytyrën gjatë aksioneve kriminale.

LEXO PO ASHTU:  Arrestohet i "forti" i Tiranës, shëtiste rrugëve me pistoletë dhe "Volkswagen" (VIDEO)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...