MASHT-i marrëveshje me ADA-n për ngritjen e cilësisë - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

MASHT-i marrëveshje me ADA-n për ngritjen e cilësisë

11:33 | 21 Prill 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë Gernot Pfandler, kanë nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për zbatimin e projektit “HERAS- Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë”.

Qëllimi i këtij projekti është përmirësimi në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme i arsimit të lartë në Kosovë.

Ministri Bajrami ka falënderuar Qeverinë e Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e arsimit, pa të cilën mbështetje Kosova do ta kishte të vështirë orientimin e arsimit të lartë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë.

Ai theksoi se ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për Qeverinë e Kosovës për ngritjen e cilësisë.

“Po e nisim një projekt shumë të rëndësishëm, projektin HERAS, i cili do të ndihmojë në ngritjen e cilësisë së universiteteve tona publike, në orientimin e universiteteve tona drejt shkencave aplikative dhe stimulimin e kërkimit dhe hulumtimit shkencorë”, theksoi ministri Bajrami.

Ndërsa, ambasadori i Austrisë, . Gernot Pfandler u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin në mes të qeverive të të dyja vendeve në fushën e arsimit, ndërkaq shtoi se Qeveria e Austrisë është e përkushtuar, veçanërisht në arsimin e lartë.

Projekti “HERAS- Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Kosovë” financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim- ADA, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe kap vlerën 2 milionë euro. Projekti do të zgjasë tri vjet dhe do t’i kontribojë zhvillimit të arsimit të lartë, stimulimit të punës kërkimore-shkencore brenda universiteteve dhe orientimit të të rinjve në fushën e shkencave aplikative, për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të vendit. /

LEXO PO ASHTU:  Nesër në Prishtinë protestohet për Haradinajn
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...