Milaim Zeka e zbulon skenarin e ndalimit të Ramush Haradinajt: Dikush nga Prishtina “shpiunoi” - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Milaim Zeka e zbulon skenarin e ndalimit të Ramush Haradinajt: Dikush nga Prishtina “shpiunoi”

22:31 | 11 Janar 2017

Milaim Zeka ka thënë se në bazë të informacioneve që posedon, dikush nga Prishtina kishte telefonuar Aeroportin e Baselit se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj së bashku me familjen e tij ishte duke zbritur në territorin e tyre.

‘’Para se me ateru aeroplani, sipas shërbimeve dhe informacioneve që I kemi nga Brukseli, dikush nga Prishtina ka telefonuar në aeroportin e Baselit ku thuhet se një njeri tepër i rrezikshëm është duke zbritur në territorin tuaj’’, ka deklaruar Zeka për Parrotlla.

Sipas Zekës, kjo telefonatë ka ndikuar deri tek devijimi i aeroplanit sic e ka quajtur ai, pasi Haradinaj me familje kanë pritur që të zbrisnin në territorin e Zvicrës.

Haradinaj ishte arrestuar të mërkurën e javës së kaluar, sipas një urdhër-arresti të Serbisë.

LEXO PO ASHTU:  Agron Mustafa: Nuk do të kandidojë për kryetar të Prishtinës
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...