Moti i keq, shtyhen ndeshjet në ligën e madhe në futboll – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Moti i keq, shtyhen ndeshjet në ligën e madhe në futboll

17:43 | 11 Janar 2017

Temperaturat e ulta që kanë pushtuar të gjithë kontinentin europian ka shumë mundësi që të detyrojnë drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit që të pezullojnë disa nga ndeshjet e kësaj fundjave në futbollin e këtij vendi.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi “The Sun”, sipas të cilit ditën e enjte dhe të premte, ishulli britanik pritet të shënojë temperatura deri në -10 gradë celcius, ndërkohë që do të ketë reshje bore dhe erëra të forta në disa zona.

Autoritetet britanike bënë të ditur se era e ftohtë dhe bora që do të bjerë në dy ditët e ardhshme ka shumë të ngjarë që të shkaktojnë probleme në transportin publik në vend.

LEXO PO ASHTU:  Everton kërkon yllin e Interit
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!