Mustafa: Më 2 nëntor hyn në fuqi Ligji për Trepçën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Mustafa: Më 2 nëntor hyn në fuqi Ligji për Trepçën

13:35 | 29 Shtator 2016

Deputeti Raif Qela nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka pyetur kryeministrin Isa Mustafa në lidhje me Ligjin për Trepçën. Mustafa ka thënë se më 2 nëntor ky ligj do të hyjë në fuqi.

“Vitin e kaluar kemi qenë në një situatë të vështirë për këtë çështje dhe ne kemi marr një vendim për ta shpëtuar falimentimin e Trepçës.

Ligji është hartuat dhe do ta procedojmë brenda afateve të cilat nuk rrezikojnë Trepçën. Ligji për Trepçën do të vije në Kuvend brenda afateve që nuk rrezikojnë falimentimin e saj dhe nuk është me rëndësi se a sot një javë apo mas 10 dite. Por më dy nëntor ky ligj ka me kanë në fuqi”, ka deklaruar Mustafa.

LEXO PO ASHTU:  KEDS-i kishte mashtruar me reduktime, merr një dënim qesharak!
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!