Ndeshja e parë e Kampionatit Botëror, Rusi – Arabia Saudite, përfundon me këtë rezultat – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Ndeshja e parë e Kampionatit Botëror, Rusi – Arabia Saudite, përfundon me këtë rezultat

18:55 | 14 Qershor 2018

Ndeshja hapëse e Kampionatit Botëror ka sjell tri pikët e para.

Nikoqiri i këtij botërori, Rusia e ka mposhtu Arabinë Saudite me rezultat bindës, 5 me 0, përcjell ORAinfo.

Rusët kaluan në epërsi qysh në minutën e 12′ me anë të Gazinskiy, ndërsa goli i dytë erdhi në fund të pjesë së parë, ku atë e realizoi Cheryshev në minutën e 43′, ku edhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë sërish u karakterizua me një lojë jo edhe aq atraktive, ndërsa Rusia arriti që ta shënoi edhe golin e tretë me anë të Dzyubas në minutën e 72′.

Rusët nuk u ndalën me kaq, pasi në minutat shtesë të ndeshjes, ata shënuan edhe dy gola të tjerë me anë të Cheryshev, që ishte goli i tij i dytë në ndeshje dhe Golovin.

Kujtojmë se kjo ndeshje u zhvillua në Grupin A, aty ku janë edhe Egjipti e Uruguai./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!