Ndryshim drastik në “Rrugën e Kombit”, shikoni si duket Kosova dhe Shqipëria (FOTO) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
°C

Ndryshim drastik në “Rrugën e Kombit”, shikoni si duket Kosova dhe Shqipëria (FOTO)

12:17 | 06 Janar 2017
ndryshim-drastik-ne-rrugen-e-kombit-shikoni-si-duket-kosova-dhe-shqiperia-foto

Reshjet e dëborës kanë përfshirë thuajse të gjithë Ballkanin Perëndimor këto ditë, ndërkohë që rrugët në pjesë të ndryshme të Shqipërisë janë të bllokuara prej të paktën dy ditësh.

Një ndër akset kryesore të bllokuara është ai Rrëshën-Kalimash-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit që vijon edhe në Kosovë.

Por, nëse në pjesën e Shqipërisë makinat nuk mund të kalojnë në të, situata paraqitet ndryshe në pjesën e Kosovës sipas fotove të publikuara nga Opinion.al.

Ndryshimi është lehtësisht i dallueshëm, ku në anën e Shqipërisë kalimi është i pamundur tek pjesa pas tunelit të Thirres kurse në Kosovë çdo gjë duket normale. /Albeu.com/

Hapsira Reklamuese.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera