Në Ferizaj hajni përleshet me pronarin e shtëpisë, plagosen të dytë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Në Ferizaj hajni përleshet me pronarin e shtëpisë, plagosen të dytë

12:57 | 17 Prill 2017

Policia njofton për një rast që ka ndodhur dje rreth orës 3:30 në Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë, një i dyshuar i maskuar dhe i armatosur kishte hyrë në shtëpinë e viktimës me qëllim grabitjeje.

Në momentin kur është vërejtur nga viktima, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e plagosur atë.

Pastaj kanë reaguar dy familjarë të viktimës, të cilët janë përleshur fizikisht me të dyshuarin dhe kanë pësuar lëndime ata dhe i dyshuari.

Njësitet policore kane intervenuar menjëherë duke e arrestuar te dyshuarin, ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një revole “CZ”, 2 gëzhoja, 2 predha, një maskë dhe një palë dorëza.

Të lënduarit si dhe i plagosuri janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje.

Këtë rast Policia po e trajton si vrasje në tentativë dhe tentim grabitje.

LEXO PO ASHTU:  Zhduket një vajzë në Prishtinë
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!