Në Komunën e Podujevës gjendet një trup i pajetë - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Në Komunën e Podujevës gjendet një trup i pajetë

14:31 | 09 Janar 2017

Në fshatin Herticë të Podujevës është gjetur një burrë pa shenja jete, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

Policia thotë se trupi i viktimës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është gjetur në një rrugë pylli pa shenja jete rreth orës 12:40.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, thotë Policia e Kosovës.

LEXO PO ASHTU:  Sulm me thikë, lëndohen tre persona
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera