Në Kosovë mund të ketë incidente, thotë Beogradi - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Në Kosovë mund të ketë incidente, thotë Beogradi

15:56 | 11 Janar 2017

Kështu, kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun thotë se në periudhën e ardhshme nuk mund të përjashtohen incidente për shkak të situatës në Kosovë

“Ka paralajmërime se shqiptarë ekstremë dhe sidomos ish –pjesëtarë të UÇK-së dhe të UÇPMB -së mund të ndërmarrin ndonjë aksion eventual të dhunës” ka thënë Drecun pas takimit në këtë Këshill mbajtur larg medieve e që ka zgjatur tri orë.

“Nuk mund të përjashtohen incidentet në periudhën e ardhshme, sidomos marrë para sysh situatën pas arrestimit ë Ramush Haradinajt”, ka thënë Drecun.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësuesit e të gjitha shërbimeve informative të Serbisë të cilët kanë folur për situatën e sigurisë ë Kosovë.

LEXO PO ASHTU:  Ismet Beqiri: Nuk i kemi votat për demarkacion
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...