Ngjarje tronditëse, vdesin 30 tifozë të Manchester United – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Ngjarje tronditëse, vdesin 30 tifozë të Manchester United

14:33 | 21 Prill 2017

Mbi 30 tifozë të Manchester United humbën jetë pasi një kabllo elektrike ra mbi ta në momentin kur po luhej ndeshja mes United dhe Anderlechtit e vlefshme për Europa League.

Ngjarja ndodhi në Nigeri ndërsa policia deri në këto momente ka konfirmuar 7 të vdekur dhe 10 të plagosur rëndë, shkruan tabloidi britanik “Dailystar”.

“Mendimet tona shkojnë për tifozët e bashkuar të Manchester United, miqtë dhe familjarët e tyre të tragjedisë në Calabar, Nigeri”, thuhej në reagimin zyrtar të Manchester United.

Kujtojmë që United pas 120 minutave lojë fitoi me rezultatin 2-1 duke u kualifikua për në gjysmëfinale të Europa Leagues.

Image

LEXO PO ASHTU:  Interi publikon fanellat për sezonin e ri (FOTO)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!