Nishani: Ushtria e Kosovës është një e drejtë dhe detyrë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Nishani: Ushtria e Kosovës është një e drejtë dhe detyrë

23:19 | 20 Mars 2017

“Kosova është një shtet i pavarur, është një shtet sovran dhe si i tillë ka të gjithë të drejtën për të ngritur institucionet që i takojnë një shteti në sferën e ekonomisë, sigurisë, kulturës e me radhë”, është shprehur ai në një paraqitje televizive të hënën.

“Ushtria e Kosovës është një e drejtë dhe detyrë. Një shtet nuk mund të garantojë sigurinë e tij pa pasur mekanizma, në rastin konkret ushtrinë e saj. Kemi aktualisht FSK-të në Kosovë, por të mos harrojmë që kemi një prezencë të pazëvendësueshme, të domosdoshme të NATO-s. Kemi prezencën e forcave ushtarake të SHBA-së”, ka deklaruar Nishani në një intervistë në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, raporton Gazeta Express.

“Dhe unë mendoj, siç dhe kam dëgjuar nga Presidenti Thaçi, që ndërtimi i ushtrisë dhe FSK-së të bëhet në bashkëpunim të plotë me NATO-n. Ne si vend i NATO-s jemi në bord të Aleancës dhe do të kërkojmë të njëjtën gjë që do të kërkojë NATO, pra që ndërtimi i ushtrisë së saj të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe posaçërisht me SHBA-në”, ka thënë Nishani.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se nuk mendon se ushtria e Kosovës mund të ndërtohet në mënyrë të suksesshme dhe të funksionojë në mënyrë të suksesshme nëse nuk do të ketë bashkëpunimin e NATO-s dhe nuk do të ketë asistencën dhe bashkëpunimin e SHBA-së.

LEXO PO ASHTU:  Salihaj: S’kemi përgjigje nga Mustafa për Demarkacionin
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!