Nuk do të ketë më PIN për kartelat bankare – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Nuk do të ketë më PIN për kartelat bankare

11:52 | 20 Prill 2017

“DailyMirror” shkruan se “MasterCard” wshtw duket se ka menduar dhe për këtë. Ajo ka krijuar një lloj të re karte bankareme gjurmë gishtash biometrike. Këtë lloj karte kompania po e teston në Afrikën e Jugut dhe thotë se shpreson ta bëjë të plotë procesin në të gjithë botën brenda vitit.

Por para se kjo të adoptohet, bankat duhet të kenë teknologjinë e re. sipas Engadget, që ka testuar këto karta, ndoshta do ju kërkohet nëse e dëshironi këtë teknologji të re para se të shkoni në një filial banke dhe të skanoni gjurmët e gishtave.

Gjurmët digjitale ruhen në një çip brenda kartës. Dhe shitësit duhet të përditësojnë makineritë e tyre për të përdorur këtë teknologji të re.

“Konsumatorët kanë gjithnjë e më shumë siguri dhe lehtësi me të dhënat biometrike”, thotë Ajay Bhalla, kreu i sigurisë së Mastercard.

LEXO PO ASHTU:  Vjen një risi për dorëzimin e kuponëve fiskal
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!