Pamje mahnitëse të borës nga Plazha e Madhe e Ulqinit (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Pamje mahnitëse të borës nga Plazha e Madhe e Ulqinit (Foto)

10:42 | 12 Janar 2017

Pasi që njihet si vend bregdetar dhe me klimë të nxehtë verore, atje nuk rastis shpesh që të bie borë e dendur.

Por dimri i sivjetmë duket se nuk do e kursejë askënd nga reshjet e pandalshme, e kështu ka bërë edhe me Ulqinin.

Përderisa edhe qyteti është mbuluar nga bora duke krijuar një atmosferë të bukur festive, edhe pjesa e Plazhit të Madh atje është  tanimë një peizazh pikturash.

Një lexuesi i ORAinfo-s ka dërguar fotografi nga pamjet e Plazhit të Madh në bregdetin shqiptar në Mal të Zi.

Pamjet janë vërtetë panoramike. /ORAinfo/

LEXO PO ASHTU:  Tërmet në Shqipëri, lëkundje të forta në pasdite
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!