Panpan eshte marka me e re e ushqimeve te imeta ne tregun kosovar (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Panpan eshte marka me e re e ushqimeve te imeta ne tregun kosovar (Foto)

10:14 | 06 Janar 2017

Nëse nuk arrini t’i vizitoni shpesh kryeqytetet e mëdha të vendeve më të mira të botës për të shijuar ushqimet më të mira, atëherë duhet ta dini se rrjeti i pjekurinave të reja moderne të Panpan tani ka ardhur në gjithë Kosovën dhe ofron disa nga pjekurinat më të shijshme, pa të cilat shumica e kosovarëve nuk mund ta nisin ditën.

Panpan është marka më e re e ushqimeve më unike në tregun tonë e cila ofron brumërat më të mira në format më unike të gatuara me shumë kujdes dhe mjeshtri, me shijet e ëmbëla dhe të njelmëta, në një koncept të ri të kuzhinës e cila inspirohet nga ushqimet më të shijshme që shumë prej nesh kemi arritur t’i provojmë në Stamboll dhe vendet tjera me kulturë më orientale.

Produktet e imëta të krijuara nga brumi dhe përbërësit e tjerë të veçantë, përveç shijes unike shoqërohen edhe me çaj të zi dhe ushqime tjera përcjellëse për çmimet që mund të përballohen nga të gjithë, duke përfshirë edhe fëmijët e vegjël dhe nxënësit e gjitha moshave. Çmimet e produkteve Panpan janë aq të ulëta, sa që fillojnë prej vetëm 0.10 cent.

“Ushqimet dhe konceptet e reja të kuzhinës moderne janë gjërat që zakonisht na mahnisin më së shumti kur e vizitojmë një vend të madh jashtë Kosovës. Përvoja jonë gjatë këtyre udhëtimeve që në i bëjmë fillon prej shijeve dhe gjërave të reja që i kemi provuar, të cilat nuk i kemi përjetuar asnjëherë në vendin tonë” ka thënë Alban Kutllovci, menaxher në SuperVIVA.

“Pikërisht kjo është dëshira e Panpan – tu ofrojë kosovarëve shijet më të mira të ushqimeve që deri më tani kanë munguar tek ne. Ne duam që me secilin produkt të ofrojmë shije, ngrohtësi dhe përvojë të re me ushqimet që ne të gjithë i duam shumë. Ky është premtimi ynë dhe ambicia jonë e përditshme”.

Njëri prej produkteve kryesore është Simiti turk që bëhen në mënyrë dhe formë identike sikurse në Stamboll, ndërsa Panpan ka edhe pastiçerinë e gjerë e cila ofron shumë ëmbëlsira në forma dhe shije shumë unike, të cilat do t’i dëshironi t’i provoni shpesh për shkak të shijes së veçantë por edhe çmimit të përballueshëm.

LEXO PO ASHTU:  Gërxhaliu: Me ligjin e ri të mos përsëriten dështimet me investitorët e huaj

Aktualisht rrjeti i SuperViva është i shtrirë në Ferizaj (Magjistralja Prishtinë – Shkup, Superviva Rr. e Varoshit, Prishtinë në supermarketin Super viva në Ulpianë afër AAK-së, Fushë Kosovë- ish market Rugova, ndërsa të premten bëhet hapja e SuperViva në Grand Store, ku do të ketë aktivitete të organizuara për fëmijë, embëlsira, lojra dhe më shumë. Gjatë muajit janar, Panpan do të hapet edhe në Shadërvan të Prizrenit.

Panpan është markë e fuqizuar nga rrjeti i marketeve të SuperViva. Rrjeti i pjekurinave të Panpan do të shtrihet në të të gjitha njësitë e supermarketeve moderne të SuperViva.

Displaying 03.jpg

Displaying 04.jpg

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!