Pas përfundimit të votimeve në Turqi, Erdogan jep një deklaratë të papritur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
4 °C

Pas përfundimit të votimeve në Turqi, Erdogan jep një deklaratë të papritur

18:49 | 24 Qershor 2018

Presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan në Stamboll deklaroi se procesi zgjedhor kaloi në mënyrë të qetë, dhe shpreson se do të sjell gjëra të mira.

Në Turqi sot janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në të cilat afër 60 milionë votues zgjodhën presidentin e shtetit dhe përbërjen e re të Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë.

Presidenti aktual turk, lider i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe kandidat presidencial i këtij opsioni politik Erdoğan votoi në vendvotimin në distriktin Uskudar të Stambollit.

Pasi kreu detyrën qytetare, Erdogan u zhvendos në zyrën presidenciale Kisikli në Stamboll. Më vonë nga Kisikli u nis drejt rezidencës Huber, ndërsa me këtë rast përshëndeti qytetarët që ishin mbledhur./AA

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!