Pas vdekjes së Fadil Vokrrit, ja kush është zyrtari i FFK-së që ka udhëtuar drejt Rusisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Pas vdekjes së Fadil Vokrrit, ja kush është zyrtari i FFK-së që ka udhëtuar drejt Rusisë

15:13 | 11 Qershor 2018

FFK-ja ka njoftuar se nënkryetari Agim Ademi ka udhëtuar për në Moskë në kongresin e 68-të të FIFA-s dhe hapjen e kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Ky është njoftimi i FFK-së.Sot nënkryetari i FFK-së, z. Agim Ademi, ndonëse jo me dëshirë e vullnet për shkak të humbjes së presidentit Fadil Vokrri, ishte detyruar të udhëtojë për në Moskë në kongresin e 68-të të FIFA-s dhe hapjen e kampionatin botëror “Rusia 2018”.
Advertisement
Fadil Vokrri ndërroi jetë të shtunën në mëngjes, pas një sulmi kardiak. Vokrri ishte kryetar i FFK-së që nga viti 2008. Ai ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!