Pasi u zhduk me të dashurin, të tjera telashe për 17-vjeçaren nga Librazhdi - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Pasi u zhduk me të dashurin, të tjera telashe për 17-vjeçaren nga Librazhdi

22:55 | 15 Prill 2017

Pasi u bë e gjallë dhe iu rikthye jetës normale, Drejtoria Arsimore dhe shkolla “Ibrahim Muça” kanë përjashtuar nga shkolla nxënësen Brisilda M. Fakti bëhet i ditur nga tre burime, shkolla, familja dhe drejtoria arsimore.

Sipas drejtorisë së shkollës, nxënësja ka mbushur numrin e mungesave dhe ka braktisur mësimin. Sipas të njëjtit burim, me veprimet e saj ajo ka përçuar mesazhe negative për shoqet dhe shokët pasi në qendër të vëmendjes së saj kjo shkollë ka edukimin dhe përgatitjen cilësore të nxënësve, transmeton infoelbasani.al.

Para dy ditësh, 17 vjeçarja u kthye pranë familjes. Brisilda M. u largua nga banesa të premten e 7 prillit. E frikësuar për fatin e vajzës, nëna e saj depozitoi një kallëzim në polici dhe pas disa ditë kërkimesh policia gjen vajzën.

Nga deponimet dhëna në polici ajo është shprehur se ishte larguar me dëshirën e saj.

Nëna e vajzës ka deklaruar se përjashtimi nga shkolla nuk e ndihmon vajzën. Përkundrazi. Ky vendim mund të ndikojë negativisht në gjendjen aktuale dhe në të ardhmen e saj.

LEXO PO ASHTU:  Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, ka të lënduar (Foto)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...