Patatinat e juaja të preferuara ‘Pringles’ sapo bënë një ndryshim, ja për çka bëhet fjalë (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
°C

Patatinat e juaja të preferuara ‘Pringles’ sapo bënë një ndryshim, ja për çka bëhet fjalë (Foto)

15:15 | 11 Janar 2017
pringles

Pringles janë patatinat e skuqura që lirisht mund të themi janë të pa rezistueshme për shumë nga ne ani pse për shëndetin janë armik i madh.

Arsyeja pse kjo kompani është çmuar gjithmonë për produktin e tyre është paketimi i vecantë i cili për dallim nga llojet tjera, nuk përmban 90% ajër dhe 10% patate të skuqura brenda tyre, transmeton ORAinfo.

E tash Pringles ka lajmëruar konsumatorët e tyre se do të hedhin në treg patatina që nuk përmbajnë aspak patate.

Ky lloj i ri do të përbëhet vetëm nga misri, drithi dhe perimet e ndryshme sipas shijes dhe do të quhet ‘Pringles Loud.

Will the new release keep customers popping… or will it be a flop?

Kurt Simon, distributori i këtij produkti ka bërë të ditur se ky produkt do të jetë i limituar.

“’Pringles Loud’ janë edicion i limituar dhe mos prisni që këto t’ua përmirësojnë shëndetin. Kanë përbërje tjetër por që as këto nuk kanë përmbajtje dietale apo diçka të tillë”, ka thënë Simon.

E blerësit, në anën tjetër nuk janë shprehur edhe aq entuziast për produktin e ri pasi që sipas tyre nuk e kuptojnë se si mund të bëhet reklamë për të blerë një produkt e në anën tjetër të thuhet se nuk janë bërë më të shëndetshme. /ORAinfo/

Hapsira Reklamuese.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera