PDK ende po punon në finalizimin e listës për deputetë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

PDK ende po punon në finalizimin e listës për deputetë

19:26 | 19 Maj 2017

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) gjatë gjithë ditës sot ka zhvilluar konsulta të brendshme që ta përgatit listën finale për deputetë.
Aktualisht në selinë qendrore të kësaj partie është duke u zhvilluar edhe një mbledhje ku po marrin pjesë Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Hajredin Kuçi, Zenun Pajaziti dhe zyrtarë tjerë, raporton lajmi.net

Partia Demokratike e Kosovës do të duhet që në listën e saj të ketë 55 deputetë, kurse 55 tjerë do të jenë nga AAK-ja dhe Nisma për Kosovën.

Bartës i listës së koalicionit PDK-AAK-NISMA do të jetë ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Afati i fundit për dorëzimin e listave është sonte në ora 24:00 në selinë e KQZ-së.

LEXO PO ASHTU:  Projektligji për Ushtrinë dërgohet në Qeveri
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!