Për Agron Mustafën do të mësojnë mijëra studentë në Shqipëri - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Për Agron Mustafën do të mësojnë mijëra studentë në Shqipëri

17:04 | 19 Prill 2017

Studentët e Universiteteve në Shqipëri,- ata të cilët studiojnë në Universitetin Shtetërorë të Tiranës, atij në Durrës dhe pjesën më të madhe të universitetve private, do të mesojnë për Menaxhimin dhe Mardhënjet me Publikun , të cilat i praktikon pothuajse çdo ditë Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, kompani kjo e cila është nën pronësi të Shtetit të Kosovës.

Konkretisht, puna e përditshme e tij, apo i gjithë cikli 24 orësh gjatë ditës, i vënë nga ai në funksion të kompanisë, qoftë nga konferencat e drejtëpërdrejta, intervistat, postimet e ndryshme dhe interaktiviteti në rrjetet sociale, do të mësohet nga qindra e mijëra studentë të universiteteve shqiptare në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Agron Mustafa, me punën e tij prej dy vitesh në funksion të Drejtorit Menaxhues të Telekomit të Kosovës, ka krijuar një imazh të ri të kompanisë dhe imazhin e tij e ka ndërthurur më atë të Telekomit të Kosovës, gjë që ka bërë që puna e tij të vërehet dhe të bie në sy të specialistëve dhe profesorëve të Mardhënjeve me Publikun.

Njëri prej profesorëve më të shquar në këtë lëmi, Profesori dhe gazetari  Alban Tartari, i cili përveç se ligjëron Mardhënjet me Publikun në disa prej universiteteve më të njohura në Shqipëri, përfshirë atë shtetërorë të Tiranës, publikoi gjatë ditës së djeshme librin“Mardhënjet me Publikun”, libër në të cilin përfshiu Agron Mustafën, pasi ky i fundit  ka rënë në sy të specialistëve të Mardhënjeve me Publikun për promovimin që i bën kompanisë .

Në veçanti ai ka monitoruar punën e Drejtorit Agron Mustafa dhe pasqyrimin e saj nëpër media televizive, të shkruara, rrjete sociale etj etj. Libri i Dr.Tartarit “Mardhenje me Publikun”, vjen si një punim shkencor dhe praktik, me mbështetjen shkencore te Prof.Dr. Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqiperise si dhe Prof.As.Dr. Mark Markut, përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës.

LEXO PO ASHTU:  Këto vende do të mbesin nesër pa rrymë

“Mustafa ofron një model që unë e kam evidentuar duke e krahasuar me John Legeren e T-Mobile USA, i cili unifikon pozitivisht imazhin e tij personal dhe atë profesional me brendin e kompanisë që drejton. Evidentuam Mustafën për shkak të prezantimit profesional te Telekomit të Kosovës në profilet e tij publike, model që ende nuk vihet re në drejtimin e korporatave publike dhe private në Shqipëri ” , tha Tartari.

Në fakt, Drejtori i Telekomit të Kosovës, Vala, Agron Mustafa, qëkur menaxhonte Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, po në cilësinë e Drejtorit Menaxhues të kompanisë, ra në sy të specialistëve të Mardhënjeve me Publikun. Ai ofroi gjithashtu imaxhin e një drejtori në aksion, 24 orë në funksion të kompanisë dhe që merret drejtpërdrejt  me problemet e kompanisë pa i shmangur mediat që kërkon mbulim të këtij institucioni. Gazetarët e mediave të shkruara dhe elektronike në Tiranë shpreheshin se më shumë i njohur është Drejtori i Aeroportit të Prishtinës dhe puna e tij sesa ai i Tiranës.

“ Nuk mund të mos e pranojë që jam ndjerë në një mënyrë shumë të veçantë ditën që mora lajmin për përfshirjen e punës tim në librin e Mardhënjeve me Publikun. Është një vlerësim i paçmueshëm për mua. Sinqerisht ishte një befasi për mua ”, tha Agron Mustafa, Drejtor Menaxhues i Telekomit të Kosovës. Sipas tij, të krahasohesh me dy nga menaxherët më të mirë botërorë, të cilët kanë ndërthur imaxhin e kompanisë me veprimet e veta, tregon për një vlerësim të jashtëzakonshëm. Promovimi i librit të Mardhenjeve me Publikun, pritet të bëhet në Tiranë, Durrës, Prishtinë ndërsa do t’i shërbejë së pari studentëve të mardhënjeve me publikun, gazetarisë dhe më pas gjithë të tjerëve që janë të interesuar për këtë fushë.

LEXO PO ASHTU:  Banka Botërore e pavendosur për “Kosovën e Re”

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...