Përfundon ndeshja Danimarkë – Australi me rezultat befasues – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Përfundon ndeshja Danimarkë – Australi me rezultat befasues

16:04 | 21 Qershor 2018

Danimarka dhe Australia kanë zhvilluar një ndeshje shumë të bukur dhe me ritëm të lartë, por që nuk solli fitues (1-1).

Skandinavët e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e shtatë.

Goli i shënuar nga danezët ishte mjaftë i bukur dhe i organizuar në mënyrë perfekte.

Jorgensen pranoi një top në zonë dhe pa shikuar e pason prapa për Christian Eriksen i cili me një gjuajtje me të parën shënon për 1-0.

Në minutën e 24-të Danimarka kishte përsëri rast të mirë.

Henrik Dalsgaard harkon bukur në zonë për Nicolai Jorgensen, por gjuajtja e tij me kokë shkon afër shtyllës.

Minuta e 36-të futi në përdorim VAR-in. Gjyqtari i Antonio Mateu Lahoz, pasi shikoi incizimet vendosi për penallti në të mirë të Australisë, pasi dukshëm me dorë kishte luajtur Yussuf Poulsen.

Mile Jedinak e mori përgjegjësin dhe gjuajti bukur duke e mposhtur Kasper Schmeichelin.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa pjesa e dytë i takoi në tërësi Australisë.

‘Kangurët’ rrezikuan në Aaron Mooy në minutën e 71-të, por që pa sukses.

Daniel Arzani ishte enigmë e pazgjidhur për danezët. Lojtari këmbëshpejtë rrezikoi disa herë portë, por Schmeichel nuk pranoi gol.

Më këtë rezultat Danimarka ka gjashtë pikë, ndërsa Australia ka katër.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!