Peugeot 508 saloon i ri spiunohet gjatë testimit me dizajn komplet të ri (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Peugeot 508 saloon i ri spiunohet gjatë testimit me dizajn komplet të ri (Foto)

10:54 | 15 Qershor 2017

Peugeot 508 i ri 2018 është fotografuar gjatë testimit për herë të parë, duke zbuluar planin e Peugeot i cili si duket është fokusuar më shumë në dizajn në gjeneratën e ardhshme për të rivalizuar BMW Seria 3 e Volkswagen Arteon e ri, transmeton koha.

Peugeot ka kamufluar shumë mirë modelin 508 të ri, pasi shumë pak detaje të tij mund të dallohen, por edhe pse detajet nuk dallohen, vetura shihet se është me dizajn komplet të ri.

Versioni i tanishëm e Peugeot 508 ka gjashtë vite që është në treg me dizajn të njëjtë, e edhe pse kjo kompani nuk ka treguar datën e lansimit, kjo pritet të jetë shumë afër.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!