PISA, zbulon pisllëkun e politikave arsimore – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

PISA, zbulon pisllëkun e politikave arsimore

Shkruar nga: Arbnor Buzhala

20:18 | 06 Dhjetor 2016
ministria-e-arsimit

Sot Kosova, ka marr një lajm aspak të mirë, madje në fushën ku gjithçka lidhet me të. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve ”PISA”, sot publikoi rezultatin e tij pas një testimi që pati me nxënësit e 70 vendeve të botës. Nga renditja, Kosova, ishte e 68-ta, pra ishte vetëm dy vende para atyre të kontinentit afrikan.

Kur, një shtet dështon në arsim dhe në dije, atëherë sferat e tjera natyrisht që do të jenë edhe më të dështuara. Ministria e Arsimit, e udhëhequr nga ministri i saj, Arsim Bajrami, qysh disa herë vetëm brenda këtij viti është raportuar për mos efikasitet.

Kemi parë dështimet edhe në Testin e Maturës, test ky i cili u publikua në grupe sociale dhe faqe në këto rrjete, megjithatë kjo ministri e shpalli si të suksshëm, por jo sukses nuk ka me kopjime dhe me marrjen e dijes nga dikush tjetër.

Kosova, si një shtet i ri duhet të jetë i fuqishë dhe të tregoi përformancë dhe jo të  tregohet kaq shumë e dobët.

Por jo vetëm kaq, Kosova mund të jetë edhe një vend siugineris. Paritë dhe politikanët në vend dështimin e shtetit shpesh herë e shohin si ‘fitore’ të tyre, sidomos ata që nuk janë në krye të tij.

Është rasti i AKR-së dhe presidentit të saj Behgjet Pacolli, të cilët e kishin kritikuar Qeverinë e Kosovës, për mos efikasitet në arsim, por duhet kujtuar se vetë kjo parti ishte për disa vite në Qeveri, dhe prezenca e saj në të ka mundur që të ndikoj sado pak në përmirësimin e kësaj gjendje, megjithatë kjo qartë shihet se është lojë e poenave politik.

Pas shumë dështimeve, por sidomos pas këtij të sotit, ministri i arsimit, Arsim Bajrami, duhet të jep menejeherë dorëheqeje. Rezultatet e sotme, janë vulë e dështimit të kësaj ministrie.

Nuk ka më vend për asnjë arsye, nuk është arsye se në vitin 2020-të, do të renditemi në vendet më të mira nga ky program.

Qeveria e Kosovës duhet ta merr seriozisht këtë çështje. Ministria e Arsimit, pas një riformatimi të rrënjësisshëm që duhet të ketë, duhet të punojë shumë në këtë drejtim, por jo me këta njerëz që ka sot, sepse çdo nismë do të jetë e dështuar përseri.

Kur një vend nuk ka arsim cilësor dhe kualitativ, ai vend do të jetë i dështuar në gjitha objektivat tjera si në gjyqësi, shëndetësi, diplomaci dhe sfera tjera, pasi që gjithçka lidhet me arsimin dhe dijen që individi ka.

 

Hapsira Reklamuese.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera