Policët sulmohen me sëpatë në Pejë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Policët sulmohen me sëpatë në Pejë

15:09 | 19 Qershor 2017

Në rrugën “Adem Jashari” në Pejë rreth orës 15:00 janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër pasi që janë zënë në flagrancë duke kryer një vjedhje të rëndë.

Të dyshuarit fillimisht kanë rezistuar, madje kanë sulmuar me sëpatë zyrtarët policorë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër K-Shqiptar, pasi që të njëjtit janë zënë në flagrancë duke kryer veprën e cekur në banesën e viktimës mashkull K-Shqiptar. I dyshuari mashkull K-Shqiptar gjatë arrestimit ka sulmuar fizikisht si dhe ka goditur me sëpatë zyrtarët policorë të cilët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!