Policia franceze po ‘vjedh batanijet e emigrantëve’ në kampet e refugjatëve - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Policia franceze po ‘vjedh batanijet e emigrantëve’ në kampet e refugjatëve

12:20 | 10 Janar 2017

Policia francezë është duke u akuzuar se po ua rrezikon jetën emigrantëve duke ua vjedhur batanijet në kohëra shumë të ftohta të dimrit.

Sipas organizatës humanitare ‘Médecins Sans Frontières’ (Mjekët pa pika kufitare), policia në Francë është duke sulmuar refugjatët në kampet e improvizuara në Francë .

Sipas tyre, policët janë parë duke i ngacmuar refugjatët, duke i zgjuar nga gjumi në orë të vona të natës, duke u hedhur gaz lotsjellës dhe duke ua mohuar të drejtën për të qëndruar në radhë në qendrat e strehimit të refugjatëve në La Chapelle të Parisit, shkruan The Independent, transmeton ORAinfo.

Raportet e organizatës tregojnë për tetë raste kritike të hipotermisë vetëm javën e kaluar të shkaktuara nga temperaturat ekstreme nën zero.

“Mu në zemër të dimrit, pushteti publik duhet të ofrojë kushte të mira jetese për emigrantët sepse janë në gjendje kritike e urgjente për strehim. Por në vend të kësaj, ata po e përdorin këtë pushtet për t’ua konfiskuar mbulesat refugjatëve dhe duke i detyruar të qëndrojnë në radhë me orë të tëra për të siguruar strehim të sigurt, dhe e tëra kjo vetëm sa për t’i larguar këto kampe nga syri publik”, ka thënë koordinatorja e kësaj organizate, Corinne Torre, përcjellë ORAinfo.

Por e tëra kjo situatë është mohuar nga ministri i brendshëm francez, Bruno Le Roux, i cili ka mbrojtur forcat policore veprimet e të cilëve sipas tij janë korrekte.

“I kundërshtoj në mënyrë absolute të gjithë ata që vënë në pikëpyetje punën e policëve tanë. Puna e tyre duhet të vazhdojë në këtë mënyrë, me humanitet dhe vullnetarizëm për t’iu ndihmuar të gjithëve. Është e vërtetë se mund të përballen me pengesa gjatë asistimit të refugjatëve për t’iu gjetur strehim por në fund askush nuk është dëmtuar”, ka thënë ministri.

LEXO PO ASHTU:  Nishani viziton Bujanocin në përvjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe

The Independent raporton se askush nga departamenti i policisë franceze nuk ka dhënë deklaratë zyrtare rreth këtij problemi. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...