Prangoset nga policia një zyrtar komunal në Gjilan, ja çfarë bëri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Prangoset nga policia një zyrtar komunal në Gjilan, ja çfarë bëri

13:59 | 23 Qershor 2018

Bashkim Bunjaku zyrtar i tatimit në pronë është prangosur nga policia nën dyshimin e veprës penale “marrje ryshfeti” ka konfirmuar për rajonipress Arben Kadriu nga Prokuroria Themelore e Gjilanit.

Bashkim Bunjaku sipas prokurorit Arben Kadriu ka kërkuar nga një qytetar 2000 euro për t`i kryer një punë.

“Janë përdorur masat e fshehta nga policia dhe ky zyrtar tashmë ka përfunduar në burg dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh” tha Kadriu.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!