Prokuroria liroi kidnapuesit e një femre në Prishtinë, vjen reagimi i zyrës së Kryeministrit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Prokuroria liroi kidnapuesit e një femre në Prishtinë, vjen reagimi i zyrës së Kryeministrit

11:14 | 22 Qershor 2018

Agjencia për Barazi Gjinore, Zyra e kryeministrit, dënon ashpër kidnapimin e një femre në Prishtinë me 18 qershor 2018, nga ana e dy personave, të cilët u arrestuan dhe me pastaj u liruan me urdhër të prokurorit të Shtetit.

Incizimi i rastit i postuar ne mediat online nga ana e dëshmitarëve të rastësishëm, dëshmon për një nivel sigurie jo adekuat, ku çdo vajzë apo grua mund të përballet me një rrezik të tillë në rrugët e kryeqytetit. Ky është një akt i cili duhet të dënohet nga shoqëria dhe nga institucionet, derisa nga Prokuroria e Shtetit kërkohet sqarime lidhur me rastin dhe deklaratën për lirimin e kidnapuesve, thekson komunikata e ABGJ-së.

Aktet e tilla janë të papranueshme për shoqërinë tonë dhe si te tilla shkaktojnë pasiguri të qytetaret e në veçanti tek gratë dhe vajzat, dhe nëse nuk ofrohen informacione shtesë për zbardhjen e rastit do të shkaktojnë mosbesim dhe frikë për sigurinë e grave dhe vajzave, dhe e dëmtojnë imazhin e policisë si një organ tek i cili qytetarët e RKS kanë besim të dëshmuar.

ABGJ vlerëson se, pa ndërhyrë në kompetencat e prokurorisë për zbardhjen e rastit, qytetarët e RKS meritojnë sqarim për vënien e drejtësisë në vend për rastin në fjalë, theksohet në komunikatë. Java 18 -22. 06/2018 me një epilog të tmerrshëm ku një grua është vrarë në Kojlovicë, rasti i kidnapimit në kryeqytet, rasti i rrahjes së gruas në Pejë, tregon mbi domosdoshmërinë e reagimit të përbashkët si shoqëri për ta dënuar dhunën në baza gjinore.

Kërkojmë që rastet e tilla të zbardhen sa më shpejt, derisa kërkohet një vëmendje e shtuar nga institucionet përkatëse të sigurisë qe të ngrihet niveli i sigurisë në shkallë vendi, rastet e tilla të mos përsëriten dhe te dënohen ashpër me ligji .

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!